Laçi fiton thjeshtë, Tirana 5 herë baraz…

Laçi në ndeshjën e sotme në shtëpi ndaj Kukësit ka fituar në shifrat 3-2.

Në fakt skuadra e Duros ishte superiore që në fillim duke shënuar një gol fantastik me Mustën në të 12-tën. Elbasanasi u shërbye nga Lushkja pas një aksioni të gjatë ardhur nga e djathta.

Por kur po luhej koha shtesë e fraksionit të parë, Harmon udhëheq një top nga gjysmëfusha dhe në hyrje të zonës shënon një supergol duke e kaluar sferën mbi portierin Tafa.

Epërsia e Laçit vijoi edhe në të dytën duke konkretizuar shpejt ndërsa në të 52-ën Redon Xhixha, shtyn për në rrjetë një top të dhuruar nga Regi Lushkja.

Më pas Kukësi përpiqet të hapë ndeshjen dhe në fakt e gjen golin me penallti me anë të Agim Ibrahimit.

Në fund, Musta del me të kuqe dhe Kukësi që provon. Ia del të fitojë një tjetër penallti të cilën e shndërron në gol Eze.

 Kamëz, Kastrioti befasoet nga Skëndërbeu i cili ishte duke udhëhequr deri në fund të takimit 1-2. Fillimisht Kastrioti me Shkallën në të 28-ën. Mensah barazoi rezultatin për të tijtë në të 65-ën, ndërsanë e 85′ Skënderbeu mori avantazhin me anë të Vangjelit.Mehmeti barazoi rezultatin në kohën shtesë për krutanët. 

Tirana nuk ia del në ‘Adush Muça’ me Bylisin vendas. Bardheblutë e drejtuar nga Nevil Dede duket se kanë harruar të fitojnë pasi ky ishte barazimi i pestë radhazi për kryeqytetasit të cilët tashmë janë 12 pikë larg kreut. Në fund vetëm 0-0.

Java e 13-të Superiore.

Laçi- Kukësi 3-2

Kastrioti- Skënderbeu 2-2

Bylis- Tirana 0-0

Partizani- Aplonia 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!