Bylis akuzon, Mëllugja ka kontratë me ne…

FIFA dhe UEFA kanë vendosur rregulla strikte sa i takon kontakteve të futbollistëve që janë në kontratë me një klub tjetër. Pa folur këtu për “Fair-Play-n” në lidhje me transferimin e lojtarëve sidomos kur ato garojnë në të njëjtin vend.

Një situatë me precedent të tillë duket se ka ngjarë me tentativën e Tiranës për të kontaktuar Mëllugjën, një lojtar të Bylisit. Klubi ka bërë publik rastin në zyrtaren e tij në ‘Facebook’.

Postimi:

“Jemi në kohë merkatoje dhe ne si klub nuk kemi kontaktuar asnjëherë lojtarë që janë nën kontratë me klubet e tyre, ashtu siç e parashikon qartë edhe rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s për transferimin e futbollistëve!

Nuk është normale, por habitemi se si Tirana kërkon t’i prishë mendjen lojtarit tonë, i cili nuk është paraqitur në stërvitje ditët e fundit sepse i është ngritur mendja për të shkuar te Tirana.

Tirana dhe çdo klub nuk kanë shanse që të negociojnë me lojtarët tanë që janë nën kontratë pa marrë miratimin tonë.

Nëse Tirana e do Mëllugjën, apo çdo lojtar që ne kemi nën kontratë apo çdo ekip tjetër qoftë, vendas dhe i huaj, le të trokasë në klub dhe të zbatojë Rregulloren për Transferimin e Lojtarëve!

Nesë e duan Donald Mëllugjën të vijnë këtu, të paguajnë kartonin dhe le ta marrin, por jo fshehurazi…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!