“Dhelpra” Ranieri, ndal Interin, në mbrëmje Milan

sportiim2

“Dhelpra” Ranieri, ndal Interin, në mbrëmje Milan- Juve

Inter thyhet nga Sampdoria duke prishur ecurinë e mirë me disa fitore radhazi në Seria A. Zikaltërit me Sançes humbin një penallti për ti lënë terren e moral vendasëve…

Në fakt ‘dorianët’ të udhëhequr nga një “dhelpër” e vjetër si Klaudio Ranieri kampion për herë të fundit me Lester në Premier League, i bënë mirë detyrat që në fillim duke ushtruar presion lart, e arritur të shënojnë golat.

Në takimet e tjera Roma, Atalanta,Sasuolo, Benevento, Lacio,fituan nga tri pikë ndërsa dy takime u mbyllën në barazim. interesant fakti që Muriqi për lacion dhe Vojvoda për Torinon u aktivizuan vetëm në minutën e 89′.

Për tu luajtur Napoli-Specia në 18:00 dhe kryesfida e ditës Milan- Juventus në 20:45.

Seria A sot, rezultate:

Kaljari-Benevento 1-2

Atalanta-Parma 3-0

Bolonja-Udineze 2-2

Krotona-Roma 1-3

Lacio-Fiorentina 2-1

Sampdoria-Inter 2-1

Sasuolo-Xhenova 2-1

Torino-Verona 1-1

Ora 18:00

Napoli-Spezia

20:45

Milan-Juventus

?>