Bylis optimist ndaj Tiranës, mungon Murataj
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2021/01/murataj-1.jpg)
Bylis ishte nga ata ekipe që zbriti të dielën në terren për seancat përgatitore për vitin 2021. Në radhë janë disa seanca me regjim të rreptë tekniko- fizik për të cilën stafi ka plane ta shtrijë në kohë deri të premten.
Ndërkaq te ballshiotët, janë duke u stërvitur i gjithë grupi por këto ditë janë vënë re dhe disa lojtarë që janë në provë.
Për takimin me Tiranën, Dovedan do të ketë një mungesë kryesore si ajo e mesfushorit Valentino Murataj (pezulluar për kartonë). Pjesa tjetër e gjitha në dispozicion.
Bylis njofton për sfidën:
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2021/01/12.png)