Bekaj: Dua titullin me Tiranën dhe…Prishtinën

Ka kaluar vitin e ri pranë familjes në Prishtinë por Visar Bekaj, portieri i Tiranës në Kategorinë Superiore, nuk mund ti shpëtonte interesimit të mediave sportive në Kosovë.

23 vjeçari ndërsa figuron ndër goditjet më të mira të bardhebluve, vlerëson periudhën e qëndrimit në Tiranë dhe analizon 12 javët e para të sezonit të tij të parë me kampionët e Tiranës.

Bekaj:

“Të them të drejtën ka qenë një vit jo i mirë për të gjithë. Personalisht kam arritur të fitoj Kupën e Kosovës me Prishtinën, ka shkuar shumë mirë. Pastaj jam transferuar te Tirana, ku më ka ecur shumë mire. Jam ambientuar, më kanë pritur shumë mirë dhe kam shkuar nga një kryeqytet në tjetrin kryeqytet shqiptar. Duke filluar nga kryesia e klubit, lojtarët dhe tifozët, më kanë përkrahur dhe pritur shumë mirë.

Ndeshja më e mirë në Superiore? Do ta veçoja ndeshjen me Laçin, pasi kam pritur një penallti që ka qenë ndoshta vendimtare. Aty fituam minimalisht. Jam i kënaqur që morëm tri pikë nga ajo sfidë. Gjithmonë e ndjek Superligën e Kosovës. Prishtina ka pasur një krizë të rezultateve, por më pas filloi ta marrë veten. Trajneri Zekerija Ramadani ka nisur të kapë lojën e tij.

Dihet që është një trajner shumë i mirë, është trajner që ka trofe. Besoj që sezonin e dytë do të jenë edhe më mirë dhe besoj që do të dalin kampion. Shpresoj që ky vit të jetë shumë i mirë. Dua që të dalin kampion Tirana dhe Prishtina”,Visar Bekaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!