Duka letër solidarizimi për Federatën kroate

Tërmeti me përmasa të larta sizmike teksa goditi dje Kroacinë ka sjellë reagime të shumta solidarizmi nga e gjithë europa me popullin kroat. Armand Duka i shkruan homologut të Federatës së Kroacisë Davor Suker.

FSHF shkruan:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një letër solidariteti Federatës Kroate të Futbollit mbi tërmetin që preku të martën e 29 dhjetorit zonën e Petrinjës në Kroaci. Presidenti Duka shprehet i prekur nga ky tërmet dhe shpreson në rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet.

Më poshtë letra e presidentit Duka:

I dashur President, i dashur Davor,
Mësuam me trishtim të madh mbi tërmetin tronditës që preku ditën e martë zonën e Petrinjës.
Personalisht dhe në emër të gjithë familjes së Federatës Shqiptare të Futbollit shpreh keqardhjen e thellë dhe të sinqertë për këtë tragjedi për vendin dhe popullin tuaj. Fatkeqësisht, të gjithë ne jemi pjesë e një zone që preket nga këto fatkeqësi natyrore dhe ndajmë me ju të njëjtin pikëllim dhe dhimbje për këdo të prekur nga ky tërmet tragjik.
Lutemi të gjithë për ju dhe shpresojmë në rikuperim sa më të shpejtë dhe rikthim në normalitet.
Shumë sinqerisht,
Armand Duka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!