Juventus rinovon kontratën me Sponsorin…

Juventus njofton rinovimin e sponsorizimit me ‘Jeep’ për tre sezone të tjera: Një marrëveshje me vlerë 45 milion në vit plus bonuse të lidhura me rezultatet.
Partneriteti vazhdon. Juventusi dhe sponsori Jeep kanë vazhduar zyrtarisht një partneritet që ka zgjatur për gati 10 vjet. Siç u njoftua nga klubi i Juventusit, është zgjatur për tre sezone të tjera, deri në vitin 2024.

Klubi i Futbollit i Juventusit S.p.A. (“Juventus”) njofton se ka arritur me FCA Italy S.p.A. (“FCA”) marrëveshën për rinovimin e sponsorizimit për sezonet sportive 2021/22, 2022/23 dhe 2023/24.

Kjo marrëveshje buron nga kënaqësia e ndërsjellë e një partneriteti të suksesshëm që ka shoqëruar Juventusin dhe markën Jeep që nga sezoni sportiv 2012/2013″, shkruan klubi bardhezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!