Hallaçi: Ndeshje delikate me Teutën por…

Në një prononcim për RTSH Sport, Rrahman Hallaçi i graduar dje si trajner i parë i Kukësit, shprehet se nesër ndaj Teutës në Elbasan,do duhet të shihet Kukësi më i mirë i mundshëm.

Ai e drejtoi skuadrën fill pasi Gega ish tekniku pati probleme shëndetësore duke rrëbyer dy fitore radhazi. E sheh si surprizë emërimin kaq shpejt në krye të stolit të skuadrës me të cilën ka fituar gjithëçka…

Trajner i parë…

“Nuk e mendoja që të lija futbollin dhe të isha trajner i parë menjëherë. U bëra tre vite që jam zëvendës, mora U19 duke ngjitur shkallët dalëngadalë. Kam drejtuar po U21, dhe ka ardhur radha si trajner i parë. Nuk dëshironim të merrnim ato gola me Partizanin, nuk luajtëm keq dhe nuk e humbëm ekuilibrin”.

Fitore me çdo kusht ndaj Teutës?

Nuk ka me patjetër, pavarësisht se ne duam të fitojmë se kemi objektiva. Nuk duhet të ndjehemi në presion dhe nuk janë në presion lojtarët se ne e shohim te stërvitja, e nesër do të kthehemi me patjetër te rezultati pozitiv.Vijmë nga një humbje dhe mund të bëjmë një rreshtim ndryshe

Do shikojmë edhe gjendjen e lojtarëve, por duhen lojtarë me eksperiencë se është ndeshje delikate, por jo e pamundur. Do shikojmë për të izoluar pikat kryesore të kundërshtarit”, Hallaçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!