Ikën Teko, braziliani falenderon Laçin…

Në prag të sezonit 2019-20, debutoi me bardhezinjtë në ‘Niko Dovana’ teksa Teuta- Laçi 1-2 (miqësore) luanin një sifidë verore…

Më tej këshilltarët e adresuan Tekon si një futbollist që i duhej Laçit dhe në kampionat, arriti të shënojë 6 gola zyrtarë.

Sot, Teldiano Guimares Junior, Teko, i jep lamtumirën Laçit. Është vetë lojtari brazilian i cili ka dhënë lajmin se largohet nga klubi bardhezi.

“Dua të falënderoj KF Laçi, drejtuesit dhe tifozët e një klubi, fanellën e të cilit pata nderin ta vishja. Ishte kënaqësi të isha pjesë e klubit. U uroj të gjithëve suksese dhe një përqafim të madh”.

Në fakt me ndyshimet e fundit në pankinë dhe afrimi i merkatos së janarit, pritet të jetë ‘patate e nxehtë’ për kurbinasit. Largimi me apo pa dëshirë i Tekos, mund të sherbeje për të tjera ‘rokada’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!