Ndërron jetë Oto Bariç

Oto Bariç, ish-trajneri i Shqipërisë, ‘pason’ dy legjendat e futbollit, Maradona e Rosi duke humbur jetën fill pas tyre në moshën 87 vjeç.

Kroati i famshëm kryesisht në trajnim, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, pas infektimit me COVID-19 në spitalin e Dubravas.

Kombëtaren e Shqipërisë e drejtoi gjatë viteve 2006/07 ndërsa pas “sjelljes” jo të mirë të disa futbollistëve në ndeshjen e humbur në Rumani 6-1, dha dorëheqjen…

‘Gjenerali’ ka drejtuar edhe kombëtaren e Kroacisë dhe Austrisë. Bariç në të kaluarën kishte udhëhequr skuadrat e njohura si Fenerbahçe, Shtutgart, Rapid Vienë, Lokomotiva Zagreb, etj.

Me këtë skuadër, ai luajti nga 1958 në 1963, kur në moshën 31 vjeçare ndërpreu karrierën si futbollist. E drejtoi Lokomotivën nga 1964 në 1967.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!