Kampioni është Xhoshua…

Entoni Xhoshua mbron me fanatizëm titujt në WBA, IBF dhe WBO. Në duelin e mesnatës në ‘Wembley Arena’ të Londrës, britaniku mundi në raundin e nëntë bullgarin Kubrat Pulev me nok-daun.

Në raundin e parë të dy boksierët tentuan njëri tjetrin, duke qëndruar më shumë në distancë, ku nuk kishte momente pikante.

Raundi i dytë ishte më i ndezur dhe kampioni vendas, dha disa goditje, por Pulev i përballoi mirë.

Në raundin e tretë vijnë dukshëm diferencat. Xhoshua që godet dhe bullgari 39 vjeçar që rrëshqet e largohet. Vlerësohen 2 nok-daun-e.

Në vijim me disa goditje të kombinuara Entoni i mbështetur nga rreth 1000 njerëz e rrëzoi Pulevin për herë të dytë. Edhe kësaj radhe Pulev u ngritë në këmbë për të vazhduar duelin.

Për të ardhur te i nënti aty ku Xhoshua 31 vjeçar shfrytëzoi gjithë kapacitetet e tij për ta dërrmuar përfundimisht bullgarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!