Reali politikë ‘spastrimi’, Ramos në janar…

Vonojnë ti rinovojnë kontratën te Reali, Ramos gati të hyjë në bisedime që në janar me klube të tjerë.

Real Madrid mund të humbë me parametra zero një nga ikonat e tij të dy dekadave të fundit. Kapiteni Serxhio Ramos nuk po merr ende ftesën nga klubi për të rinovuar me ‘merengues’. Në fund të edicionit, atij do ti skadojë kontrata me klubin dhe më pas ai ikën si lojtar i lirë.

Mbrojtësi 34-vjeçar, nga janari, do të jetë në gjendje të futet në bisedime me çdo skuadër që dëshiron ta ketë sezonin e radhës në ‘rozë’. Pa kaluar aspak për ndonjë frimë nga ‘Shtëpia e Bardhë’.

Sipas raporteve të ‘Onda Cerro’, mbrojtësi spanjoll, i kërkuar si në Premier dhe në kampionatin italian, do të ishte i gatshëm të kërkonte një aventurë të re futbolli.

Sakaq, Reali duket se po ndjek një politikë për të ulur kostot dhe pagat për të gjithë lojtarët që janë mbi 33 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!