Pepe Reina ‘kërcënon’ Strakoshën, “luaj gjatë”

Portieri i Lacios, Pepe Reina kthehet në kërcënim serioz për Tomas Strakoshën. Veterani 38 vjeçar thotë se do të vijojë të luajë futboll deri sa trupi ti përgjigjet. Duke folur për mediat spanjolli tha:

Kur nuk e ndjen më tensionin para çdo ndeshjeje, do të ketë mbaruar. Në moshën 38 vjeç, çdo ditë stërvitje ka më shumë vlerë – raporton Lalaziosiamonoi.it.

Kryesorja është të punosh në mënyrë të personalizuar me një fizioterapist që përqendrohet në pjesë të caktuara të trupit. Dhe gjëja e rëndësishme është të mos shtosh peshë, sidomos gjatë pushimeve. Bufon? Ashtë një shpresë: kjo do të thotë që edhe në moshën 42 vjeç, portierë të zotë, mund të vazhdojnë të luajnë.

Unë do të vazhdoj për sa kohë që jam mirë dhe do të ketë argëtim. Përndryshe do të ketë mbaruar. Unë jam i dashuruar me Italinë, por vitet e mia më të mira si futbollist ishin në Angli. U kënaqa më shumë atje dhe arrita qëllime personale dhe sportive. Portierët e mi të preferuar? Shumë dhe është e vështirë të marrësh një të tillë. Me siguri mund të them Shmjakell, Bufon dhe Kasijas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!