Duro, mjeshtëri mbërrin në Laç


Në të shkuarën, tifozët bardhezinj, shpalosën pankarta me dedikime Duros në shkallë. Sot iu plotësohet dëshira: Shpëtim Duro timonier i Laçit.

Shpëtim Duro është trajneri i ri Laçit. Pas disa orvajtjeve për të marrë Peter Pakult, bisedave me Shkëmbin dhe vetë Shpëtim Duron, Laçi vendos.

Është tiranasi 60 vjeçar një ndër teknikët më të mirë të 2 dekadave të fundit në Shqipëri dhe jashtë saj…

Tekniku i shkollës së Partizanit, edicionin e kaluar ishte në krye të Kukësit por pa u ngrohur mirë ‘vezët’ e larguan. Më herët i dha shkëlqim Shkëndijës së Tetovës duke e kthyer klubin tetovar një një superfuqi të futbollit maqedonas.

Pa folur këtu për punën e suksesëshme te Partizani, Skëndërbeu (kampion), Flamurtari, Drita, Besa Kavajë, Vllaznia.

Shpëtim Duro në daljet publike si teknik apo specialist futbolli, nuk e ka lakmuar ‘kurrë’ Laçin’ por nga ana tjetër gjithnjë i ka dhënë hakun bardhezinjëve për atë që skuadra ka shprehur në fushë.

Në memorjen e tifozerisë kurbinase do të mbetën dhe disa pankarta që mbështetës të Shpëtim Duros i publikuan vite më parë në zonën ‘ultras’ të stadiumit ‘Laçi’ duke i kërkuar që asokohe ‘shpëtimit’ të merrte timonin bardhezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!