Hysaj e Rrahmani sërish pozitiv…

Nuk kanë të ndalur bëmat me pandeminë globale Koronavirus. Sipas klubit italian të Seria A, Napoli, të dy futbollistët shqiptar Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani vijojnë të jenë pozitiv me COVID-19.

Në mes të muajt të kaluar Hysaj dhe pas tij mbrojtësi Dardan, figuruan pozitiv por edhe pse u tha se ia hodhën, klubi me analizat e djeshme i konsideron me infeksion.

Njoftimi për shtyp nga Napoli, përmes profileve sociale njofton ri-pozicionimin e dy lojtarëve të ekipit me COVID-19:

Postimi i klubit Napoli:

Rrahmani dhe Hysaj: “Të gjithë tamponët e bërë dje në mëngjes për anëtarët e grupit të ekipit janë negativë në Covid-19, me përjashtim të Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj që janë ri-pozitivizuar dhe do të shkojnë menjëherë në izolim në shtëpi në pritje të një tamponi të ri “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!