Hetemaj: Benevento nuk zbret në B

Perparim Hetemaj, mesfushori shqiptaro-finlandez i Beneventos në Seria A, foli për Ottopagine.it lidhur me temën e shpëtimit të kategorisë : “Nuk më interesojnë skuadrat e tjera. Unë mendoj se duhet të marrim sa më shumë pikë për të fituar. Ne punojmë për tu përmirësuar ditë pas dite, pa i kushtuar shumë vëmendje kush është poshtë nesh “.

Shqiptari i lindur në Skënderaj por me shtetësi finlandeze pasi kaloi periudhën më të madhe të karrierës futbollistike si mesfushor te Kievo Verona, iu bashkua edicionin e kaluar Beneventos në Seria B.

Me Filipo Inzagin në timon, skuadra këtë sezon militon në Seria A teksa shpesh shfaqet kompetitive dhe e denjë për të ndëshkuar skuadra të mëdha. Një kontribut modest jep edhe Hetemaj 33 vjeçar i cili beson se skuadra do qëndrojë në A. Pas 10 javëve, Benevento pozicionohet në mes të tabelës me 11 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!