Turqit braktisin ndeshjen me PSG për racizëm

E pazakontë. Ndeshja në mes të Europës, Paris, ndërmjet PSG dhe Bashakshehir në Grupin H të Ligës së Kampioneve, degjeneron për racizëm. Kur luhej e 20-ta, futbollistët turq janë larguar nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj gjyqtarit të katërt me motivacion racizmin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjyqtari rumun Hategan ndëshkoi me të kuq pjesëtarin e stafit të Bashakshehir Pierr Uebo, i cili iu vërsul gjyqtarit të katërt, Çoltesku, duke akuzuar se kishte përdorur shprehje raciste kundër tij. Aludohet për diskutimin mes gjyqtarëve në kufje në këtë mënyrë: ‘I ziu atje. Shko kontrollo kush është. I ziu, nuk mund ta bësh atë…”

Menjëherë ka ndërhyrë UEFA, përmes komisarëve të saj për të vendosur rregull e kthyer Bashaksehir në fushën e lojes. Turqit refuzuan të kthehën në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!