Reja i pakënaqur me shortin, “më i vështiri”

Edi Reja e konsideron Grupin I më të vështirë të mundëshëm për kualifikueset e botërorit ‘Katar 2020’ por në fakt duket se ja fut kot.

Para së gjithash në çdo grup që të binte Shqipëria e tij, zor se do zinte vendin e parë apo të klasifikohej si e dytë më e mirë (disa më të mira).

Parë kështu, Reja duhet të mbledhë ato pikët me Andorrën e San Marinon, të parakalojë Hungarinë dhe të shohë se çfarë mund të bëjë me Poloninë që në ‘Rusi 2018’ nuk mori asnjë pikë.

Anglia? U evitua Spanja, Belgjika, Gjermania, Franca, Portugalia, Holanda…

Edi Reja pas shortit:

Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!