Nis botërori për Europën, sot shorti në Zyrih

Aromë botërori ‘Katar 2022’. Europa sot mëson verdiket e Grupëve që do garojnë për 13 biletat e kontinentit të vjetër. Nga Zyrihu i Zvicrës, Shqipëria, Kosova dhe gjithë përfaqësueset, në total 55, me përditësimin zyrtar të 10 grupëve. Në 18:00,verdiktet sipas ndarjes së FIFA-s me kofeicentët e muajit nëntor.

Ndërkaq, Shqipëria sistemohet te vazo 4. Kosova te ajo me numër 5. Mundësia e një vendosje në Grup pas gogëlimit prezente. Ashtu sikundër FIFA ka marrë masa për të evituar përplasjet të cilat lidhen me konflikte ndërshtetërore, të largësisë,etj.

Nëse në kontinenete të tjera eleminatoret kanë nisur, Europa pas shortit të sotëm nis me takimet në grupe në 24 mars 2021 dhe mbyll në 29 mars 2022.

Por formula me 10 të parat e grupëve që shkojnë direkt, rezervon dhe 3 bileta të tjera për europën të cilat do të dalin nga vendet e dyta më të mira të Grupëve dhe Liga e Europës. Kështu ‘vallja’ do tërhiqet me ‘play-off’-e deri në mes të nëntorit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!