Balaj nga Austria: Jemi mësuar të surprizojmë

sportiim2

Bisedoi: Defrim Methasani

Të gjithë e dinë se çfarë bëri sulmuesi shqiptar Bekim Balaj në hapje të fushatës kualifikuese të ‘Euro 2016’ në Portugali me luzitanët. Supergoli i tij i dha tri pikë Shqipërisë duke hapur shanset për klauifikim.

Ishte ndeshja e parë e Grupit I të kualifikueseve të ‘Euro 2016’ e luajtur në stadiumin Municipal de Aveiro.

I pyetur nga ‘Sporti im’ sot, lidhur me shortin e Shqipërisë në kualifikueset e ‘Katar 2022’, shkodrani tha:

“Përsa i përket shortit botëror të gjithë ishim të vetëdijshëm duke u nisur nga vazo 4 ishim të vetëdijshëm që s}do ketë short të lehtë për botëror. Duke e ditur formulën e botërorit që vetëm ekipi i parë shkon direkt. Në grup kemi Anglinë, normalisht që mundësitë e fitimit ti pakëson, por që dhe Polonia e Hungaria mendoj që janë kundërshtarë të fortë.

Po ti shohësh në eleminatoret e Nations League, tregon formën e tyre të mirë lojëtarët që kanë, por që gjithsesi duhet të masim dhe të tregojmë vlerat tona me këto ekipe pasi një kundërshtar si Anglia e bën thuajse të pamundur marrjen e pikëve .

Vend për surprizë?

Nuk është se nuk jemi mësuar të surprizojmë dhe ndoshta kjo është një nga ato armë që na favorizon në këto eleminatore pasi fare mirë mund të bëjmë surprizë në këto ndeshje që do luajmë. Kujtojmë edhe eleminatoret e Eurpoanit që u kualifikuam për në Francë.

Edhe atëherë grupi ishte shumë i vështirë thuajse i pamundur. Por atëherë ishte ndryshe me formulën, kalonin dy ekipe. Shpresoj të jemi në moment të mirë kur të nisin eleminatoret dhe shpresoj të bëjmë ndonjë surprizë që të na japi ndonjë hov në eleminatore.

?>