Vardi ‘dhelpra plakë’, gol në 92-ën

Në këtë çast nis takimi kryesor i javës së 11-të Totenhem-Arsenal. Në 20:15 Liverpul- Uolves. Uest Bromuiç- Kristal Palasë u mbyll 1-5
Në vendlindjen e tij, Xhimi Vardi kthehet për të lënduar Shefield Utd. Skuadra e Brendan Rodgers kaloi në epërsi në minutën e 24-të me Perez, por pas dy minutave u barazuan 1-1 nga McBurnie.
Në pjesën e dytë, megjithë vështirësitë, Leiçester arriti të gjente fitoren në nkohën shtesë me sulmuesin e tyre të momentit Vardi.
Lojtari i përfaqësuesës angleze nënshkroi golin 2-1 për dhelprat duke dënuar Shefield në humbjen e dhjetë në njëmbëdhjetë ndeshje të Premier League. Me këtë sukses Lester ngrihet në 21 pikë ndërsa Sheffield mbetet në fund me 1 pikë të vetme.