Disiplina gjën në shkelje…Mensah

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i mbledhur sot, ka kaluar në sitë zhvillimet e mesjavës në futbollin shqiptar.

Kështu objekt i Dispilinës menjëherë sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah i cili në takimin Skënderbeu-Kastrioti, pas një ndërhyrje të qëllimëshme nga prapa u dëbua nga loja. Sot ai u pezullua nga Komisioni i Disiplinës me dy takime.

Vendimet:

1. Lojtari i KF Skënderbeu, Alfred Mensah, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Skënderbeu U19, Kostika Beçka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i FK Dinamo U19, Alban Bala, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 9 (nëntë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!