Ndërron jetë Maradona

Një lajm i hidhur ka tronditur pasditen e sotme botën e futbollit. Diego Armando Maradona, legjenda e këtij sporti ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare.

Duket se futbollisti i historisë së futbollit, nuk i mbijetoi dot një ndërhyrjeje të bërë në tru pak kohë më parë. Mësohet se si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, mediat argjentinase raportojnë se shkak është bërë një arrest kardiak.

Maradona mund të konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë, teksa me Argjentinën fitoi botërorin në vitin 1986.

Sakaq e gjitha bota sportive por jo vetëm, ka nisur mesazhe ngushëllimi drejt familjes Maradona. Ndër të parët edhe Lionel Mesi i cili shkruan:

Një ditë shumë e trishtë për të gjithë argjentinasit dhe për futbollin. Ai na la, por nuk largohet, pasi Diego është i përjetshëm. Më mbeten të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të. Dua të përfitoj nga ky rast që të shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe miqve të tij”, shkruan Mesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!