Zahavi hedh grepin për të blerë Legian

Një nga menaxherët më të fuqishëm në botë, izraeliti Pini Zahavi, do të zgjerojë biznesin e tij të futbollit. Sipas njoftimeve nga Polonia, ai aktualisht është në negociata për të blerë një nga klubet më me famë të Polonisë, Legian e Varshavës me të cilën ka luajtur edhe Armando Sadiku.

Zahavi ka në pronësi Apollon Limasol në Qipro, një klub që shpeshështë vënë në epiqendër të vëmendjes për shkak të transferimeve të dyshimta.

“Football Leaks” zbuloi se si Zahavi përmes klubit anashkaloi rregullat e FIFA për TPO dhe TPI. (“Zotërimi i paligjshëm i një futbollisti si palë e tretë”).

Ndërkaq negociatat për të blerë Legian janë në zhvillim e sipër, por tani për tani ato janë larg marrëveshjes, pasi pronarët aktualë po kërkojnë 80 milion euro. Zahavi ka gati vetëm 50 milion euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!