‘Ky kampionat i pakontrollueshëm…’

Nga: Shpëtim Gjoshi

Të shtunën Vllaznia zbriti me këmbë në tokë kampionët në fuqi, Tiranën, me atë fitore dramatike në kohën shtesë. Por dhe Skënderbeu befasoi në Ballsh kur mundi 0-2 Bylisin vendas. Kukësi hodhi një hap të vogël pozitiv me Teutën teksa barazoi në fushë kundërshtare ndërsa Partizani i dha barazimin e tretë Laçit.

Ndërkohë dy ekipet e ardhura në Superiore Kastrioti e Apolonia nuk arritën t’i tregojnë forcën njëra tjetrës ndërsa barazuan në Kamzë 1-1.

Vllaznia në progres, është gati për provën e vështirë në Durrës. Do të marrë fitoren e katërt radhazi, çka do ta konsolidonte në krye apo do të ndalohet nga Teuta që nuk do të përsërisë ndeshjet shtëpiake të këtij sezoni.

Tirana e problemeve nga dëmtimet dhe riorganizimi në timon do ta ketë provë për vazhdimësinë ndaj ballashiotëve në ‘Selman Stërmasi’ të rimbjellë e të kthyer në impiant funksional për skuadrat e kryeqytetit. Po Bylis do arrijë të shfaqet kompetitiv jashtë ‘Adush Muçës’?

Po Skëndërbeu i rinuar çfarë do të prodhojë ndaj Kastriotit surprizë që deri tani nuk njeh humbje? Apolonia do të përballet me Partizanin, një emër i madh e cili është i ndaluar nga FIFA të bëjë merkato. Çfarë dueli do shohim kur te të dyja skuadrat elementi i ri cilësor nuk mungon?

Nga ana tjetër Kukësi është në qendër të vëmendjes për të parë se si do të shfaqet në ndeshjen e sotme me kurbinasit. Me Laçin që përgatit të mbrojë dinjitetin e një grupi që kërkon të imponohet.

E thënë në një mënyrë tjetër, ky kampionat, në këto javë të para,duket i pakontrollueshëm.

Java e 4-t, ora 13:45

Tirana-Bylis

Skënderbeu-Kastrioti

Apolonia-Partizani

Ora 16:45

Kukësi-Laçi (Elbasan Arena)

Teuta-Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!