Javë e surprizave, Seria A mbyll me supersfiden e Napolit

Fiorentina vjen e ngec sërish. Sot e mundi Benevento në shtëpi duke treguar se ‘Vjollcët’ janë vyshkur ndjeshëm në muajt e rënjës së gjethëve.

De Zerbi me Sasuolën e tij fitoi 2-0 në fushën e Hellas Veronës duke marrë përkohësisht kreun e renditjes në Seria A. Ish-skuadra e Kumbullës dhe Rrahmanit goditi katër herë shtyllën e portës kundërshtare por pa mundur të shënojë së paku njëherë.

Dygolëshi i Mkhitarian dhe Majoral autorë të golave te Roma e cila këtë edicion mund të jetë ajo pretendetja kryesore për të rrëzuar Juven nga froni. pavarësisht se këtë status duket se e mban Interi i cili sot mundi me përmbysje 4-2 Torinon.

Në mbrëmje supersfida Napoli- Milan

Seria A:

Fiorentina- Benevento 0-1

Inter- Torino 4-2

Roma -Parma 3-0

Sampdoria- Bolonja 1-2

Hellas Verona- Sasuolo 0-2

Udineze- Xhenova 1-0

Napoli- Milan 1-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!