Minsk eleminon Vllazninë

Champions League, Femra: Vllaznia- Minsk 0-2

Nuk ja del Vllaznia. Pasi eleminoi në turin e parë turket e ALG Spor, sot në ‘Loro Boriçi’ përballë Minsk të Bjellorusisë, u pa e pafuqishme për të qënë ajo skuadra që kalon më tej.

Pjesa e parë e gjitha nën diktatin e miqëve të cilat shpesh iu afruan portës shkodrane ndërsa në minutën e 33-të Sas në duel me mbrojtëset shkodrane devijon për 0-1.

Në pjesën e dytë teksa Minsk mbeti me 10 futbolliste në fushë pas kartonit të dytë të Ana Sas, Vllaznia e inspiruar nga Megi Doçi, arriti të diktojë në terren por rastet para porte edhe pse të shumta, nuk u shfrytëzuan. Në fund skuadra mike shënoi edhe golin e dytë me Karlanova në 84′.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!