Guardiola, ‘Pep-i 2023’

Pep Guardiola deri në 2023 te ‘Qytetarët’. Stratgu spanjoll ka rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën me Mançester Sitin. Pas Barcelonës dhe Bajernit, aventura e katalanasit në ishull, duket më e gjata.

Pep, ka nisur të mësojë ‘anglisht’ që nga viti 2016 kur i’u bashkua projektit të skuadrës aktuale në Premier League.

Ndërkaq duket se dualiteti Guardiola- Klop do zgjasë. Para spanjollit, Klop ka zgjatur deri në 2024 me Liverpulin, çka do të thotë se idetë e dy prej teknikëve më të zotë në planet, do vijojnë të shpalosën në të njëjtin kampionat.

Fituesi i 8 titujve me Mançester Sitin, u shfaq i lumtur kur pas zgjatjes së kontratës me Sitin tha:

Që ditën e parë te Manchester City jam ndjerë i mirë. Në klub dhe në qytet. Deri tani kemi kaluar shumë gjëra së bashku, shënuar gola, fituar trofe. Jemi krenar për sukseset që kemi arritur. Kam të gjitha mundësitë për të bërë mirë punën. Jam i nderuar për besimin”.

Numrat e Pep Guardiolës te Siti:

Guardiola te Siti: 1 korrik 2016-19 nëntor 2020.
Ndeshje: 245
Fituar: 181
Barazuar: 28
Humbur: 36
Gola të shënuar: 607
Gola të pësuar: 209
Diferenca e golave: +398
Trofe të fituar: 8-të (2 Premier League, 1 FA Cup, 3 League Cup, 2 Community Shield)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!