Duka: Reja strateg, duam ‘Euro 2024’

Duka: Objektivi madhor është pjesëmarrja në Euro 2024, mëse i realizueshëm.”

Kreu i FSHF-së Armand Duka me misionin e përmbushur nga Kombëtarja teksa Shqipëria u ngjit në Ligën B të Nations, flet me superlativa për skuadrën teknikun Reja dhe analizon në detaje terrenin e ‘Air Albania Stadium’ :Nuk anashkalon objektivin parësor, pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024. Të gjitha këta i thotë në ‘News 24’

Duka:

Në mendjen time nuk është se jam kushtëzuar ndonjëherë, as me Rejan e as me ndonjë trajner të mëparshëm, nga një rezultat. Vazhdimi apo ndërprerja e marrëdhënies shihet në vazhdimësi se çfarë bën ai mirë. Edhe rezultati është pjesë e atij vlerësimi, patjetër e rëndësishme se në fund të fundit është ai që të bën të ecësh përpara. Por nuk kam qenë në dyshim që Reja ka bërë mirë gjatë kësaj periudhe pavarësisht vështirësive dhe që duhet të vazhdojë këtë projekt edhe në të ardhmen.

Objektivi madhor është pjesëmarrja në Euro 2024, mëse i realizueshëm. Strategjia e punës e injektuar te stafi dhe trajneri Reja e kushdo të jetë deri në 2024, është të marrim maksimalen dhe të arrijmë kualifikimin për të qenë sa më kompetitivë atje.

Kualifikimi në Botëror nëpërmjet vendit të parë në grup është shumë i vështirë edhe pse asgjë nuk është e pamundur. Do të luajmë mundësitë në Botëror por objektivi më i realizueshëm është pjesëmarrja në 2024.”

Fusha… “Fusha në fakt e stadiumit nuk është në nivelin maksimal të duhur për kompeticione ndërkombëtare dhe kjo për arsye objective dhe se është i mbyllur. E kanë të gjithë stadiumet e mbyllura në Europë e botë. Kur është i mbyllur me vështirësi merr ndriçimin dhe qarkullimin e ajrit.

Ne preferuam ta ndërtojmë me bar natyral duke pasur parasysh që klima do ta favorizonte e do ishte optimal, rezulton që nuk reziston. Do të bëjmë fushë hibride siç kanë bërë shumë stadiume të tjera në Europë. Por edhe me hibride, një stadium i mbyllur gjithmonë e ka problem kualitetin e fushës. Të tjerët me bar natyral e ndërrojnë 2-3 herë në vit fushën, ne nuk e kemi atë luks”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!