Vitija braktis Kukësin, largimi mjergull

Pas Habibit dhe Kobinah, radha e Sadik Vitisë për të ikur pa përfunduar kampionati. Mbrojësi i Kukësit pas raportimit se ai qëndron larg grupit për efekt dëmtimi, duket se ka mbyllur aventuren me verilindorët. Paçka se kishte një kontartë të firmosur për dy vite.

Sadik Vitija firomisi në limite të merkatos por tani do duhet të zbardhë arsyet e divorcit të parakohëshëm. Sigurisht që diçka të tillë ose dhe për të përgenjsështruar lajmin, lipset ndërhyrja e klubit.

Një muaj më parë Kukësi njoftonte: “Sadik Vitija është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi shqiptar ka firmosur ditën e fundit të merkatos kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme, duke u bërë futbollisti më i ri i Kukësit.

Mbrojtësi 22-vjeçar vjen nga kampionati zviceran i futbollit dhe është prezantuar sot në zyrat e klubit, teksa do të bashkohet me ekipin në stërvitje sot. Vitija ka luajtur me ekipet zinxhir të moshave të Zvicrës U15, U16, U17, U18, U19, U20. Në kampionatin zviceran, Vitija ka luajtur me Zurich, Vaduz e Schaffhausen”. Për ta raportuar është abcnews.al.

Në foto,Vitija kur prezantohej dy vite më parë te Vaduz në Zvicër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!