Berisha: Jemi skuadra më e fortë e grupit, goli…

Në vigjilje të finales së nesërme në ‘Air Albania Stadium’ (16:00) ndaj Bjellorusinë, luhet vendi i parë i Grupit 4 të Ligës C të Kombeve. Në krah të Edi Rejas u shfaq kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha. Ai tha:

Fitorja me Kazakistanin?

Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje’

Goli nga mesi i fushës dhe Kin?: Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabimi. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi.

Situata Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi. Duhet të jemi të qetë.

Vendi i parë në grup – Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japim maksimumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!