Kupa, 8 skuadra presin shortin…

Me ndeshjen e fundit Laçi-Egnatia (3-1 në shtesë) , u përcaktuan ekipet që do të ecin më tej për Kupën e Shqipërisë.
Padyshim zhgënjimi më i madh i këtij turi të dytë ishte eleminimi i Tiranës kampione nga Korabi i Peshkopisë në ‘Skënder Halili’ çka solli edhe largimin e Egbosë dhe rikthimin e Nevil Dedes në timon.
Po në këtë tur, befasoi edhe Bylis teksa u kalua nga Dinamo ‘italiane’. Vllaznia ecën me galopim të jashtëzakonshëm, 8 gola Elbasanit.
Kështu,Kukësi, Laçi, Teuta, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Dinamo dhe Korabi, 8 skuadrat që pritet të shortohen lirshëm në Sektorin e Garave për të vijuar me turin çerekfinal.
Në këtë edicion të 69-të teksa luhet sërish (çerekfinale dhe gjysmëfinale) me një takim, skuadrat më së shumti duket se janë të interesuara për fatin e të luajturit në shtëpi ose jashtë…
Ndërkaq,me Kupën që kthehet në mars 2021, protagonistët do t’i kthehen kampionatit teksa pas një jave, merr udhë java e tretë e sezonit të 82-të të Kategorisë Superiore.
Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale:
Kukësi
Laçi
Teuta
Partizani
Vllaznia
Skënderbeu
Dinamo
Korabi