Burreli me pikë të plota, ngec Egnatia

Burreli i jep ‘kuptim’ Grupit A në Kategori të Parë. Skuadra e Nikajt arriti të fitojë sot në transfertën e Vorës teksa me një gol të shënuar nga Raboshta që në të 6-ën, diti të menaxhojë dhe në fund ti gëzohet tri pikëve

Në këtë mënyrë, Burreli merr suksesin e dytë në kampionat dhe është në kuotën e gjashtë pikëve. Një sinjal i qartë rivalëve se ky grup do të njohë edhe fuqinë e skuadrës matjane.

Egnatia dhe Lushnja në Grupin B u ndalen te shifrat 1-1 në një takim emocionues të luajtur në Peqin. Skuadra rrogozhinase e Gugash Maganit e ka nisur si favorite Grupin B por goli i sotëm i Shytit (15′) u barazua në fund nga Alushi (78′).

Sot:

Gr:A: Vora- Burreli 0-1

Gr:B: Egnatia-Lushnja 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!