Solskjaer në ‘dorë’ të Ançelotit, Dortmund- Bajern klasikja…

Nga hirushja Sauthempton në Premier League ndërsa pas fitores së mbrëmshme ndaj Njukasëll mori kreun e kampionatit anglez, te sfidat e sotme prestigjioze në kontinent. Mbetur në ishull, sfidë e madhe pritet të luhet mes Evertonit dhe Junajtid në 13:30.

Bundesligë, veçohet dueli tradicional Dortmnud -Bajern Mynih (18:30) ndërsa në La Liga, Barcelona në 16:15) do luajë në shtëpi me Betis Sevilje.

Kaljari- Sampdoria mban lart flamurin e skuadrave italiane në takimin mes tyre duke nisur nga ora 15:00. Më vonë dhe dy takime të tjera Benevento-Specia (18:00) dhe Parma- Fiorentina (20:45).

Pas paraqitjeve mbresëlënëse të Rëne (vendi i tretë) në Ligë 1, me interes dhe ndeshja PSG- Rëne e cila nis në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!