Martini: Me Tiranën tjetër ‘melodi’

Me Tiranën në Pogradec. Ky është kalendari i Teutës e cila përkundër pritshmërive, u ndal në start nga Skëndëbeu 1-1.

Por Edi Martini në daljen e zakonëshme për shtyp konferencën tha se teuta do të tregohet e zonja ndaj Tiranës duke lënë të kuptohet se skuadra e tij tregohet e madhe me të mëdhatë.

Keqardhje për pikët e lëna ndaj Skënderbeut?
“Ndjej keqardhje për pikët e humbura, por dihet se në ndeshjet e para, skuadrat nuk janë aty ku duhet. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen që pjesën e parë, kur na u mohua edhe një penallti, ndërsa në pjesën e dytë ishin në vështirësi, nuk ishim në ekuilibër.

Edhe në pjesën e dytë kishim rastet tona për të fituar, pra ishte një ndeshje ku duhej të merrnim 3 pikët. Megjithatë duhet të theksoj se në Superiore të gjitha ndeshjet janë të vështira, prandaj them që çdo ndeshje është e fortë dhe e rëndësishme.”

Çfarë do të ndryshoni në lojë ndaj Tiranës?
Ne ashtu siç do luajmë ndaj Tiranës, luajmë edhe ndaj të tjerëve, megjithatë të shikojmë, pasi fusha vendos gjithçka. Ne kemi një organikë me lojtarë cilësorë dhe e rëndësishme është që nesër të luajmë mirë, të jemi të përqendruar te ndeshja dhe të marrim rezultat pozitiv.

Duhet të futemi në fushë ashtu si në 3 ndeshjet e tjera ndaj Tiranës dhe shpresoj të përsërisim një tjetër rezultat pozitiv.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!