Espargaro i pari në provat shtëpiake…

Në ‘Europa’ të Spanjës dhe në një pistë të lagur nga shiu, Pol Espargaro triumfoi në seancën kualifikuese të MotoGP. Piloti i KTM siguroi në shtëpi ‘pole pozicion’-in e dytë të sezonit dhe duket se është gati të luftojë deri në fund nesër për të mbyllur i pari.

Duke folur pas zyrtarizimit të nisjes nga vendi i parë piloti tha se në Valencia është e vështirë për të gjithë: “Ishte shumë e vështirë, ishte një pol shumë i shpejtë dhe nuk mendoja se mund t’ja dilja “.

Nga ana tjetër sukses edhe për Aleks Rins teksa niset i dyti: “Luftova me pistën e lagur, bëmë ndryshime nga FP4 në Q2 dhe ia vlejti. Jemi në rreshtin e parë, jam shumë i lumtur”.

Sakaq, botërori individual kryesohet nga Joan Mir me 137 pikë. Nesër, vëndi i pestë për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!