E sulmoi në ‘heshtje’, Uzuni negativ për ‘fare’

Pas Kristiano Ronaldos, Myrto Uzuni mposht Koronavirusin dhe është gati për të ristartuar me Ferencvarosh me shpresën për tu ndeshur në fushë me idhullin e tij të hershëm CR7.

Sulmuesi beratas ka dalë në stërvitje me ekipin e tij në prag të sfidës me Juventusin, në raundin e tretë të ndeshjeve në grupet e Ligës së Kampionëve.

Vetë sulmuesi i cili e përjetoi disi ndryshe ‘fushatën’ ndaj COVID-19, ka ndarë foto nga seanca e parë post infeksion me grupin nga Budapesti.

Ndërkaq, ky lajm për Uzunin është mjaft i mirë edhe për teknikun Edi Reja. Italiani pritet të ketë në listë një lojtar që kurrësesi nuk duhet menjanuar në Kombëtaren e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!