Shkurtaj nis aventurën kineze

Vasil Shkurtaj nënshkroi për Jiangxi Liansheng, Ligën e Parë kineze deri në dhjetor 2021.

Pas një sezoni fantastik me Kukësin në Kategorinë Superiore duke shënuar 22 gola, dy më pak se Nuabueze (24) ai bëhet lojtari i 3-të shqiptar që luan aktualisht në Kinë. Më parë ishin Albi Alla dhe Jahmir Hyka.

Është menaxheri i tij Franci Bode qëi bën jehonë lëvizjes së lojtarit vlonjat drejt klubit të ri.

Por dhe vetë lojtari ka publikuar lajmin se nga sot ai ka nisur aventurën e re duke nisur edhe me seancat përgatitore.

“I lumtur ju njoftoj se tani edhe zyrtarisht do të luaj në Azi me ekipin kinez Jiangxi Liansheng. Sot zhvillova stërvitjen time të parë dhe pres me padurim debutimin tim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!