Rikthehet F1 në Imola, axhendë e reduktuar…

‘Formula 1’ kthehet në Imola të Italisë, në pistën ‘Enzo e Dino Ferrari’, pas 14 vitëve. Ishte viti 2006 kur kjo pistë gumëzhinte nga makinat me garën që përfundoi me suksesin e Majkell Shumaker me ‘kokëkuqen’ e Ferrarit.

Por në vigjilje të këtij Çmimi të Madh në Formula 1, për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19, organizatorët kanë ribërë nga e para axhendën e provave dhe gjithëçka lidhet me fundjavën sportive në Imola.

Me bazë ‘program të reduktuar’, e premtja nga prova të lira, shndërrohet në konferencë shtypi.

Të shtunën vetëm një seancë provash në 90′, duke nisur nga ora 10:00 për të kaluar te kualifikueset zyrtare të orës 14:00. Të dielën gara zyrtare do të fillojë në 13:10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!