Lukaku pëson tërheqje, Konte humb asetin…

Nuk mjafton vetëm lufta virtuale që ka nisur ndërmjet tifozëve dhe teknikut të Interit, Antonio Konte. Leçezi u kritikua kryesisht pas barazimit të dytë në Champions ndaj Shahtjor Donejtsk 0-0.

Sidoqoftë lajmi i keq për Konten lidhet me dëmtimin e lojtarit kryesor të sulmit Romelu Lukaku. Me gjasë belgi i ardhur te Interi nga Junajtid gjatë janarit, do të humbë ndeshjen e radhës Inter- Parma dhe rrezikon Realin.

Romelu Lukaku iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes. Kontrollet paraprake evidentuan se belgu ka një tërheqje muskulare rrëzë kofshës së tij të majtë. Kushtet do të vlerësohen dita-ditës.”- shkruajnë mediat italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!