Seria A në prag kolapsi, B-ja kërkon ndihmë qeverisë

Erdhi në janar me 12 vota si President i Ligës, sot Dal Pinto, vë alarmin te qeveria për falimentin në A.

Italia fqinje paralajamëron: Paolo Dal Pinto, Presidenti i Ligës së Seria A tha të hënën se 15 nga 20 klube të Seria A, pritet të mos jenë në gjëndje të paguajnë pagat. Alarmi në derë…

Fjalët e Presidentit të Ligës së Serie A, Paolo Dal Pino, janë një paralajmërim për qeverinë që gjithësesi me tej shfaqet optimist për lëvizjen e futbollit. Sipas tij duhet ndërhyrje emrgjente pasi sistemi është afër kolapsit.

Humbjet e të ardhurave nga arka por edhe sponsorizimet kanë pësuar ulje drastike me rreth 35% në muajt e fundit.

Dal Pinto ndër të tjera:

Shpresoj se qeveria të kuptojë vlerën e futbollit si një industri, përtej çfarëdo demagogjie të cekët.

Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse jemi buzë kolapsit dhe kam frikë se ekonomia e vendit do ta paguajë shtrenjtë çdo kufizim të ashpër që është vendosur.

Shëndeti është parësor, por me rëndësi është që gjërat të bëhen në mënyrë të drejtë. Efektet anësore të kufizimeve të fundit prekin shumë sektorë, përfshirë tonin, sepse ne kemi humbur 600 milionë euro më 2020-ën nga mbyllja e stadiumeve”,tha Dal Pinto me mesazhin dërguar qeverisë.

Por nëse Seria A (konsideruar e pasur) duket se është në telashe, me 15 nga 20 skuadra që rrezikojnë të mos të paguajnë pagat e tyre, Ligat e tjera nuk janë më mirë.

Balata kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të shpëtuar Serinë B, ndërsa për presidentin e Diletantëve, Kozimo Sibilia, ekziston rreziku i katastrofës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!