Ronaldo jashtë, konfirmimi vjen nga Portugalia

Pritej një tampon i radhës për portugezin e infektuar me COVID-19 por 35 vjeçari i Juves nuk është pastruar ende.

Një nga futbollistët më të mirë të sotëm, sulmuesi 35-vjeçar i kampionëve italianë Juventus Kristiano Ronaldo është ende i infektuar me Koronavirus dhe për këtë arsye do të humbasë raundin e 2-të të Grupit G të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të mërkurën, njoftoi stacioni televiziv Portugez TvI 24.

Kristiano Ronaldo u testua për herë të parë pozitiv për virusin COVID-19 përpara një ndërprerjeje përfaqësuese më shumë se dy javë më parë dhe që nga ajo kohë ka qenë në izolim. Sipas mediave portugeze, është e sigurtë që Ronaldo mbetet jashtë ndaj Barçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!