Belgjika gati për flamur të ‘bardhë’
Çekia ka njoftuar pezullimin e kampionatit të futbollit por një tjetër shtet europian gati ta ndalë atë. Është Beligjika. Qënda e europës ishte ndër të parat shtete teksa edicionin e shkuar njoftuan ndalimin e kampionatit me shkakun e COVID-19.
Është sërish qeveria e këtij vendi ajo që hapin e parë e hedh duke larguar të drejtën e 30% të tifozëve për të asistuar në ndeshje.
Situata e pandemisë nuk është aspak e mirë dhe skuaadra të caktuara si Beveren ka 17 lojtarë pozitivë. Ky klub, pasi anuloi sfidën me Ostende, ka kërkuar me zë të lartë anulimin e ndeshjes së radhës me Sharlërua.
Ndërkaq, të merkuren në Belgjikë udhëton Lacio për tu ndeshur me Klub Bryzh për Ligën e Kampionëve. Paraprakisht mësohet se në stadiumin ‘Jan Breidel’, nuk do të lejohen spektatorë.
