Muriqi debuton me fitore, PSG thyhet nga Junajtid

Me takimet e sotme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duket sikur Championsi ka nisur nga e para. Përballje interesante dhe disa rezultate surprizë që në start të grupëve.

Lacio e drejtorit Tare, lojtarëve Strakosha, Muriqi dhe Marko Aliaj,mund Dortmundin në momentin kur të gjithë kishin vënë ‘kunjën’ drejt Simone Inzagit. Debutimi i sulmuesit Dardan në Champions, nisi në minutën e 67′ të teksa Muriqi u fut në lojë për Korrean.

Te dueli Barcelona-Ferencvarosh (mungoi Uzuni te hungarezët) takimi u luajt vetëm në një portë. Atë të surprizës së grupëve nga Hungaria. hapi serinë Mesi me një penallti të fituar vetë e të shndërruar në gol. Më pas Fati për 2-0 të së parës. Në të dytën Kutinjo shënon të tretin ndërsa në të 69′-ën pike shkakton penallti e del me të kuqe. Karatin shënon golin e nderit për hungarezët. Në të 82-ën sërish Barça në gol me Pedri. Në të 92-tën vjen goli i 5 -të blaugrana.

Në Paris, PSG e pa vetëm poshtë një goli të shënuar nga Bruno Fernandesh me penallti për Junajtid kur kronometri shënonte 23 minuta. Në të dytën vendasit barazuan me autogolin e Martial (55′). Rashord godet në fund për 1-2 duke vulosur krizën e parisienëve të Tuhel.

Ndeshje ora 21:00, Rezultate:

Çelsi-Sevilja 0-0

Renës- Krasnodar 1-1

Lacio-Borusia Dortmund 3-1

Barcelona- Ferencvarosh 5-1

PSG-Mançester Junajtid 1-2

Lajpcig-Bashaksehir 2-0

18:55

Dinao Kiev- Juventus 0-2

Zenit- Klub Bryzh 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!