Femrat kuqezi të enjten drejt Skocisë

Kombëtarja shqiptare e femrave nën drejtimin e teknikut Armir Grima ka nisur përgatitjet në Shkodër për takimin me Skocinë në 23 tetor.

Grumbullimi dhe seancat përgatitore për ndeshjen kualifikuese ndaj Skocisë, të vlefshme për eliminatoret e UEFA Women’s EURO 2021 do të jenë deri ditën e enjte.

Për këtë takim, Grima ka grumbulluar 20 vajza të cilat luajnë në kampionatin shqiptar dhe në atë të huaj. Është planifikuar që të enjten delegacioni të niset drejt Skocisë.

Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në 11 mars, vajzat tona morën një fitore 0-2 në transfertë me Qipron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!