Mesi refuzoi Realin në 2013-ën

Zbulohet megaoferta e Realit për Mesin. Kontratë tetë-vjeçare dhe një pagë prej 23 milion eurosh.

Argjentinasi Lionel Mesi, simboli dhe lojtari më i mirë i Barcelonës në vitet e fundit, në vitin 2013 mund të spostohej nga Barcelona në Madrid. Mësohet se ‘pleshti’, refuzoi menjëherë ofertën marramendëse të Florentiono Perez.

Gazetari italian, një nga më të famshmit në botën e futbollit, Gianluca Di Marzio zbuloi se Real Madrid donte të sillte Mesin shtatë vjet më parë në familjen galaktike.

“Perez ofroi 250 milion euro për argjentinasin në 2013. Këto para fillimisht ishin menduar për rinovimin e ‘Santiago Bernabeu’-ut. Por Mesi ishte i vendosur dhe i tha presidentit të Realit asokohe që të mos humbte kohë sepse nuk lëvizte nga Barça,” njoftoi Di Marcio në librin e tij ‘Grand Hotel Calciomercato’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!