Kante-Lampard, pista e re e ‘sherrit’

I kërkoi një ditë leje për të asistuar në dasëm të mikut, Kante i zhgënjyer nga Lampard. Rrezikon gjobë.

Mesfushori francez Kante, mësohet se ka telefonuar trajnerin e tij Frenk Lampard për ti kërkuar një ditë më shumë leje por ka marrë përgjigje negative të prerë.

Në fakt mediat franceze shprehen se mes N’golo Kante dhe teknikut, ka patur një grindje telefonike dhe me gjasë, kampioni i botës do kthehet në Londër vetëm pasi të ketë kërcyer në dasmën e mikut të tij në Paris.

Lampard po shquhet për marrëdhënie të tensionuara te Çelsi që këtë edicion afroi lojtarë si Verner, Zijec, Tiago Silva, Kai Havertz etj.

Me portierin Kepa, mbrojtësin spanjoll Markos Alonso, gjermanin Rudiger dhe së fundi me Kante, ish- mesfushori duket se po çorodit ambientin blu të Londrës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!