De Biazi kthehet në Shqipëri…

De biazi-1

Azerbajxhani nën drejtimin e italo-shqiptarit Xhani de Biazi para takimit të nesërm me Qipon në ‘Elbasan Arena (20:30) u stërvit sot në “Selman Stërmasi”. Ish-trajneri më i suksesëshëm i Shqipërisë në të shkuarën foli para mediave duke u përqëndruar te sfida e nesërme.

Ndeshja

Do të tentojmë një rezultat pozitiv nesër. Bëmë gabime me Malin e Zi dhe pësuam gola. Sfida mund të kishte përfunduar ndryshe. Do të përpiqemi të ndryshojmë atmosferën nesër.

Mungesat ?

 Maksim Medveded dhe Bedavi Hyseinov nuk do të luajnë nesër me Qipron. Tamkin Kalilzade me shumë mundësi do të jetë në stol. Ali Gurbani nuk është në gjendje të mirë. Hyseinovi do të zëvendësohet me Elvin Badalov dhe Medvedev me Azer Salahlin.

Sistemi i lojës?

 “Sistemi ynë i lojës nuk do të ndryshojë plotësisht. Do të qëndrojë ai sistem si në ndeshjen me Malin e Zi. Taktikat ndryshojnë në varësi të kundërshtarit. Duhet të përgatitemi për ndryshimet gjatë ndeshjes”, tha De Biazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!