Skënderbeu nis të ‘kalërojë’, vijnë dy ganezë

Ditën e sotme korçarët e Skënderbeut, kanë zyrtarizuar afrimin e dy talenteve ganezë. Në Korçë nga Gana kanë mbërritur Samuel Armah dhe Denis Dououna, të cilët do të jenë në dispozicion të stafit teknik. Korçarët pas largimit të thuajse gjithë skuadrës, i besuan projektit me të rinj por afrimet e fundit dhe disa senatorë në grup, e rrisin ndjeshëm cilësinë e grupit të Ahmatajt.

Postimi:

“Samuel Armah dhe Dennis Dowouna kanë firmosur kontratën që i lidh me klubin tonë për 4 vitet e ardhshme dhe janë federuar brenda afateve të merkatos por vetëm para dy ditësh janë bashkuar me ekipin në “Tropikal Resort”.

Samuel Armah vjen nga ekipi Ganez Allies FC dhe luan si sulmues kryesor por mund të bëjë mjaft mirë dhe në krahun e majtë të mesfushës. Sezonin e kaluar në 16 ndeshje të kampionatit Ganez ka shënuar 6 gola.”shkruan klubi në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!