Petruçi më i shpejti në Le Mansh

Danilo Petruçi fitoi çmimin e Madh të Francës në MotoGP. Vendi i dytë për Ales Markuez në podiumin e tij të parë të karrierës ndërsa Pol Espargaro i treti pasi në xhiron e fundit kaloi Andrea Doviziozon.

Rosi dhe Morbideli jashtë piste teksa Kuartararo qëndron brenda 10-ës ashtu sikurse dhe Vinjales.

Në Le Mansh italiani me Ducati bëri ndryshimin dhe emocioni në fund është i madh: “Ishte e pabesueshme sepse kisha ndjesi të mira që nga ky mëngjes. Me shiun i thashë vetes se mund ta bëja gjithsesi.

Arrita në podium në Le Mansh, por kurrë nuk mund të kisha ëndërruar të fitoja këtu. Unë ia kushtoj fitoren të gjithë njerëzve që besuan në mua, ende nuk mund ta besoj atë që bëra “.

Katër garat e ardhëshme të MotoGP, do të zhvillohen në Spanjë në cirkuitet e Aragon, Teruel, Europa dhe Valencia.

Klasifikimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!